Politike

VD-Dëshmitari s’vjen, Tabaku:E sjell me polici, të gjithë të sëmuremi me Covid, do e pyesim

16 Shkurt 2022, 09:37 Nga DOSJA
VD-Dëshmitari s’vjen, Tabaku:E sjell me polici, të gjithë

TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku ka lajmëruar se dëshmitari i thirrur për tu pyetur sot, administratori i Inceneratorit të Fierit, Loran Dusha nuk do të jetë prezent pasi është infektuar me Covid-19. E pranishme në seancë, Tabaku tha se marrja në pyetje me Dushën do të riskedulohet opnline dhe në rast kundërshtimi do ta marrte administratorin me polici për ta sjellë në sallë. Kryetarja e këtij komisioni madje shtoi se do ta merrte ajo përsipër rriskun për tu infektuar edhe vetë bashkë me kolegët me Covid-19.

“Më solli një përgjigje që është shumë i dëshiruar, kishim rënë dakort që të vinte dhe kishte rënë dakort që të dëshmonte. Sot ka sjellë një letër që dëshmon se është me Covid-19, kështu sëmuren këta. Zotit Loran Dusha meqë është me Covid-19 do i kërkojmë Kuvendit që të riskedulojmë takimin me të. Do presim 24 orë për një test që blejnë 10 euro. E zuri frika sepse pa çfarë pyetjesh bëhen këta. Frika ta zërë para drejtësisë. Të premten në 11:00 do pyetet online. Do e marrim dhe me polici me Covid-19, le të sëmuremi të gjithë, por do e dëgjojmë zotin Dusha,”- tha Dusha. 

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Inceneratorët! Spaho lë Komisionin, dëshmitari s’vjen, Tabaku: E marr me polici

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022 loran dusha jorida tabaku komisioni hetimor i inceneratoreve 16 shkurt 2022 loran dusha

Sondazh

Poll