Politike

Vizitë në Gjermani, Gjiknuri takohet me ambasadoren Schutz: Diskutuam për integrimin

16 Shkurt 2022, 09:39 Nga DOSJA
Vizitë në Gjermani, Gjiknuri takohet me ambasadoren Schutz: Diskutuam

BERLIN – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ndodhet në Gjermani ku ka zhvilluar takim me ambasadoren gjermane Susanne Schutz. Në një postim në rrjetet sociale, teksa ndan foto nga takimi, Gjiknuri thotë se në fokus të bisedës ishte çështja e integrimit të Shqipërisë në BE.

POSTIM I DAMIAN GJIKNURIT:
Në Ministrinë e Jashtme Federale ku pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ambasadoren Susanne Schütz, një mike e Shqipërisë e cila aktualisht mban detyrën e Drejtoreshës për Europën Juglindore, Turqinë, OSBE dhe Këshillin e Evropës në qendrën e diplomacisë gjermane. Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimim Evropian dhe mbështetja e fortë e Gjermanisë, thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, forcimi i institucioneve të reja të drejtësisë, lufta ndaj korrupsionit dhe proceset e pritshme të reformave ishin në qendër të diskutimit të frytshëm me ambasadoren Schütz.

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike damian gjiknuri damian gjiknuri

Sondazh

Poll