Politike

FOTOT/ Tabaku: Procedurat që tregojnë përfshirjen e tre ministrave në aferë

16 Shkurt 2022, 09:14 Nga DOSJA
FOTOT/ Tabaku: Procedurat që tregojnë përfshirjen e tre

TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve Jorida Tabaku ka publikuar dokumente përmes të cilave shprehet se është dokumentuar përfshirja e tre ministrave në këtë afer. Sipas Tabakut, një procesverbal i datës 11 nëntor 2014 për dhënien me Koncesion të Inceneratorit të Elbsanit tregon se kompania “Albtek Energy” ka bërë një kërkesë të pakërkuar të cilën Ministria e Mjedisit e vlerëson. Sipas saj komisioni e sheh të vështirë operimin e tij për këtë ofertë ndaj i kërkon ndihmë kryeministrit për të rishikuar ai buxhetin e shtetit pasi përndryshe “nuk mund të zbatojë në kushtet e ndodhura dhe implementimi i projektit ka ndikim në buxhetin e shtetit”. Për këtë arsye Komisioni vendosi që “t’i propozojë Ministrit të Mjedisit, Ministrit për Zhvillimin Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të hartojnënjë projektvendim për mënyrën e përzgjedhjes “koncesion i përzier” sipas procedurës “negocim pa shpallje”, procedurë të cilën ligji nuk e parashikon. Dokumentat që ka Komisioni Hetimor i Inceneratorëve tregojnë një shkresë se si Stela Gugallja i ka paraqitur ofertën prej 21.661.000 eurove pa TVSH Ministrisë së Mjedisit. Pikërisht këtë vlerë buxheti i shtetit dhe qytetarët shqiptarë e kanë paguar për një incenerator që nuk punon i plotë.

Njoftimi nga PD:

Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve Jorida Tabaku vendosi të bëjë transparente proçedurat abuzive që janë ndjekur për Inceneratorin e Elbasanit.  Bashkëngjitur do të keni të gjitha dokumentat me përshkrim. Komisioni, sipas denoncimit ia ka deleguar këtë kërkesë ish ministrit Lefter Koka qëështë në burg dhe ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj.

Ndërsa ministrat Koka dhe Cani ishin në një debat në lidhje me dhënien me koncesion/PPP të inceneratorëve kompania në pronësi të bashkëshortes së Mirel Mërtirit, administratorja e Albtek Stela Gugallja, zhvillonte takime me Ministrinë e Mjedisit. Dokumentat që ka Komisioni Hetimor i Inceneratorëve tregojnë një shkresë se si Stela Gugallja i ka paraqitur ofertën prej 21.661.000 eurove pa TVSH Ministrisë së Mjedisit. Pikërisht këtë vlerë buxheti i shtetit dhe qytetarët shqiptarë e kanë paguar për një incenerator që nuk punon i plotë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll