Politike

Takimi Rama-Blinken! DETAJET nga Zyra e shtypit e Departamentit Amerikan të Shtetit

16 Shkurt 2022, 08:12 Nga DOSJA
Takimi Rama-Blinken! DETAJET nga Zyra e shtypit e Departamentit Amerikan të

TIRANË– Zyra e shtypit e Departamentit Amerikan të Shtetit, ka zbardhur detaje nga takimi i kryeministrit, Edi Rama me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Sekretari Blinken dhe kryeministri Rama festuan 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa gjithashtu ai ka falënderuar Shqipërinë për pritjen e afganëve. Blinken dhe Rama kanë diskutuar për çështjen e Ukrainës, mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

“Sekretari i Shtetit Antony Bliken takoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në ëashington. Sekretari Blinken dhe kryeministri Rama festuan 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu Blinken lavdëroi Shqipërinë për pritjen e afganëve dhe vlerësoi traditën e vazhdueshme të Shqipërisë për të ofruar një vend të sigurt për ata që kanë nevojë. Sekretari Blinken vuri në dukje bashkëpunimin tonë të fortë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen e qartë të Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës kundër agresionit rus. Sekretari përsëriti mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, ndërsa theksoi nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin”, thotë zyra e shtypit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike antony blinken edi rama edi rama në shba antony blinken edi rama edi rama në shba

Sondazh

Poll