Politike

U tërhoq nga gara për Bashkinë e Shkodrës, Ademi rishfaqet krah Berishës

15 Shkurt 2022, 10:55 Nga DOSJA
U tërhoq nga gara për Bashkinë e Shkodrës, Ademi rishfaqet

SHKODËR– Voltana Ademi, kryetarja aktuale e Bashkië Shkodër është rishfaqur krah ish-kryeministrit Sali Berisha. Ademi ishte e pranishme në një takim me liderin historik të Partisë Demokratike me me fermerët e njësisë administrative Ana e Malit në Shkodër. Në të njëjtin takim ishte edhe Bardh Spahia, kandidati i koalicionit “Shtëpisë së Lirisë” për Bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e pjesshem lokale të 6 marsit.

Ademi nuk garoi për Bashkinë Shkodër duke i hapur rrugën Bardh Spahisë. Vetë kryebashkiakja mohoi të fshihet diçka pas dorëheqjes së saj. Ademi shpjegoi se e ndjente veten më të favorizuar para emrave të rinj e për të qenë një garë e drejtë ka menduar të mos kandidojë. 

Vetë Berishë, në fjalën e tij, gjatë emisionit “Çim Peka Live”, u shpreh se e kishte mbështetur vendimin e saj, por nuk kishte ndërhyrë as tek ajo e as tek të tjerët.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha voltana ademi sali berisha voltana ademi

Sondazh

Poll