Politike

Sondazhi: 73.5% e demokratëve kanë mendim pozitiv për Sali Berishën

14 Shkurt 2022, 20:13 Nga DOSJA
Sondazhi: 73.5% e demokratëve kanë mendim pozitiv për Sali

73.5% e demokratëve mbështesin Sali Berishën. Këto janë gjetjet e sondazhit të sondazhieres së Silvio Berlusconit, Alessandra Paola Ghislieri nga kompania ‘Euromedia Research’, dhe që u publikua mbrëmjen e sotme në Çim Peka Live në Syri Tv. Pyetja për të anketuarit ka qenë: Thoni mendimin tuaj (mendimet pozitive) për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën?

Zgjedhësit e PD, në masën 73.5% kanë mendim pozitiv për Sali Berishën, 25% për Lulzim Bashën. Sa i takon votuesve të PS, 13.6% kanë mendim pozitiv për Berishën dhe 19% për Lulzim Bashën. Zgjedhësit e LSI, 42.2% kanë mendim pozitiv për Sali Berishën dhe vetëm 7.5% për Lulzim Bashën.

Në rang kombëtar, 37.5% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për Berishën dhe 18.7% për Bashën. Numri i të anketuarve ka qenë 1 mijë. 

Marrë nga Syri

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll