Politike

Prag lufte me Rusinë, Megi Fino: Asnjë shqiptar nuk është larguar ende nga Ukraina

14 Shkurt 2022, 22:05 Nga DOSJA
Prag lufte me Rusinë, Megi Fino: Asnjë shqiptar nuk është

TIRANË– Asnjë shqiptar nuk është larguar ende nga Ukraina pavarësisht thirrjes së Ministrisë së Jashtme për t’u larguar nga vendi në prag lufte.  Në një intervistë në “Log.” me Endri Xhafon, zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino u shpreh se është një numër i vogël qytetarëve shqiptarë, por asnjë prej tyre nuk është larguar nga vendi. 

“Është një numër i vogël shqiptarësh atje. Gjej rastin të bëj thirrje që ata të shfrytëzojnë mundësinë të largohen. Së bashku me ambasadën në Varshavë që mbulon edhe Ukrainën kemi publikuar konktakte, për ndihmë. Është një numër i vogël qytetarësh. Në numrat e telefonit që i kemi publikuar, ka pasur disa shtetas që na kanë kontaktuar, na kanë falënderuar, por nuk kemi pasur asnjë kërkesë konkrete nga dikush prej tyre për t’u larguar nga Ukraina”, u shpreh Fino.

Çfarë ka ndodhur?

Integrimi i Ukrainës në NATO ka irrituar Rusinë, e cila ka kërcënuar se një gjë e tillë do të niste konfliktin e armatosur. Liderët e Perëndimit Macron, Johnson, etj kanë zhvilluar takime në Moskë dhe Kiev për të zgjidhur situatën. Ditët e fundit, SHBA ka paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë nga çasti në çast Ukrainën. Uashingtoni u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Kievi. Edhe vendet aleate të shtetit amerikan kanë urdhëruar qytetarët e tyre në Ukrainë që largohen menjëherë. Rusia i ka quajtur pretendimet e SHBA si “histeri”. Biseda e fundit telefonike të shtunën mes Biden dhe Putin nuk dha rezultat. Kreu i shtetit amerikan paralajmëroi homologun rus se vendi i tij do të vuajë pasoja të tmerrshme nëse sulmon fqinjin ukrainas.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike konflikti rusi-ukraine megi fino konflikti rusi-ukraine megi fino

Sondazh

Poll