Politike

Rama takim me sekretarin e Përgjithshëm të OKB, ndan pamjet nga Amerika

14 Shkurt 2022, 21:25 Nga DOSJA
Rama takim me sekretarin e Përgjithshëm të OKB, ndan pamjet nga

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në New York, sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Gueterres. Në rrjetet e tij sociale, Rama ka ndarë pamjet nga takimi, vetëm pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit.

“New York, selia e Kombeve të Bashkuara – Takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres, pak javë pasi Shqipëria ka nisur mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e Këshillit të Sigurimit, ku sapo ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara,”-shkruan kryeministri.

POSTIMI I PLOTË:

Nesër, kreu i qeverisë Edi Rama do të zhvillojë një takim në Uashington me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, ndërsa turi i tij në SHBA do të zgjasë 4 ditë, ndërsa shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama në shba edi rama edi rama në shba

Sondazh

Poll