Politike

VD-Festë në Komision! Koçi feston ditëlindjen, Zhupa: S’na pengon, do bëjmë oponencë

15 Shkurt 2022, 10:04 Nga DOSJA
VD-Festë në Komision! Koçi feston ditëlindjen, Zhupa:

TIRANË– Në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik sot kishte festë. Teksa fliste anëtarja Enslemvera Zake nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, anëtarët e tjerë nisën të duartrokisnin e të uronin kryetarin Petro Koçi.


“Edhe qindra, urime,”- thanë ata dhe duartrokitën.

Pas Zakes fjalën e mori demokratja Ina Zhupa e cila tha se pavarësisht se Koçi kishte ditëlindjen, kjo gjë nuk mund ta pengonte Opozitën që të bënte oponencë.

“Faleminderit për fjalën zoti Koçi, atëherë edhe pse ju keni ditëlindjen, përfitoj që t;jua uroj, kjo nuk do të na pengojë që të bëjmë oponencë…sigurisht me buzëqeshje,”– tha Zhupa.

Në komision po diskutohet në parim parim me Ministrine e Kulturës projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ina zhupa komisioni për edukimin dhe mjetet e informimit publik petro koçi ina zhupa komisioni për edukimin dhe mjetet e informimit publik petro koçi

Sondazh

Poll