Politike

“Duke mësuar pak nga pak…”/Rama në SHBA, Greg e Zaho bëhen bashkë, i dedikohen Snapchatit

14 Shkurt 2022, 20:23 Nga DOSJA
“Duke mësuar pak nga pak…”/Rama në SHBA, Greg e

TIRANË– Djemtë e kryeministrit Edi Rama, Greg dhe Zaho po e kalojnë bashkë ditën e sotme duke eksploruar rrjetet e tyre sociale. Fiks disa orë pasi i ati, kryeministri Edi Rama është nisur për një udhëtim pune drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me babanë larg tyre, Gregu ka shkuar për të kaluar kohë me vëllanë, e sot i janë dedikuar “Snapchat” duke provuar me radhë flitrat e rrjetit social, ndërsa fotot nuk kanë ngurruar që t’i nxjerrin edhe në rrjetet sociale. 

“Duke mësuar pak nga pak këtë snapchatin me Zahon,”-shkruan në foto Greg Rama. 

Mesa duket, si më i vogël dhe më në brendësi të rrjeteve sociale, Zaho është “udhërrfyesi” i vëllait të madh në rrjetin e ri social. Megjithatë të dy janë treguar të kujdesshëm që të mos e zbulojnë emrin e llogarisë së tyre. 

Por ndryshe nga Gregu që është i rezervuar me postimet e tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë është në çdo shpikje të mundshme, veç Snapchatit. Por mesa duket “mësuesin” e ka në shtëpinë e tij, për të eksploruar në maksimum çdo rrjet social. Tani mbetet vetëm të shohim që të shohim Ramën duke përdorur filtrat që gjenden me shumicë, por kujdes! Në këtë rrjet social çdo lëvizje zhduket për 24 orë… Perfekt për të ndarë ‘sekrete’!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike greg rama zaho rama greg rama zaho rama

Sondazh

Poll