Politike

Konflikti Rusi-Ukrainë, ambasada amerikane në Shqipëri shpërndan mesazhin e Blinken

15 Shkurt 2022, 08:58 Nga DOSJA
Konflikti Rusi-Ukrainë, ambasada amerikane në Shqipëri

TIRANË – Ambasada amerikane në Shqipëri shpërndau sot deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, i cili konfirmoi dje zhvendosjen e stafit të saj diplomatik nga nga Kievi drejt qytetit të Lvivit si pasojë e tensionit dhe paralajmërimeve se Rusia do të sulmojë në ditët e ardhshme Ukrainën.

Në deklaratën e Blinken theksohet gjithashtu se do të koordinohet në vazhdim me qeverinë e Ukraiëns lidhur për menaxhimin e bashkëpunimit diplomatik mes dy vendeve si dhe për zgjidhjen diplomatike të krizës me Rusinë.

Postim i ambasadës së SHBA në Tiranë:

Përshkallëzimi i vazhdueshëm dhe qëndrimi kërcënues ushtarak i Rusisë kanë bërë që Departamenti i Shtetit të ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin e tij. Departamenti i Shtetit ka zhvendosur përkohësisht një ekip bazë të stafit dhe operacioneve brenda Ukrainës në Lviv. “Ambasada do të mbetet e angazhuar me qeverinë ukrainase, duke koordinuar angazhimin diplomatik në Ukrainë. Ne po vazhdojmë gjithashtu përpjekjet tona diplomatike intensive për të ndalur përshkallëzimin e krizës.

SHBA ka paralajmëruar prej ditësh se Rusia ka planifikuar sulm ushtarak ndaj Ukrainës në 16 shkurt. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen sa më shpejt nga vendi. Edhe vendet e tjera anëtare të NATO-s u kanë kërkuar shtetasve të tyre që jetojnë dhe punojnë në Ukrainë që të largohen menjëherë.
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambasada amerikane ne shqiperi antony blinken ambasada amerikane ne shqiperi antony blinken

Sondazh

Poll