Politike

Yuri Kim nga ish-kampi i internimit në Tepelenë: Duhet të përballemi me të shkuarën

14 Shkurt 2022, 22:40 Nga DOSJA
Yuri Kim nga ish-kampi i internimit në Tepelenë: Duhet të

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim mori pjesë në një ekspozitë të zhvilluar nga Autoriteti i Dosjeve në ish-kampin e internimit në Tepelenë. Në fjalën e saj, diplomatja amerikane bëri thirrje për kërkimin e të zhdukurve dhe respektimin e familjarëve. Ndërsa ndër të tjera shtoi se është me rëndësi që të përballemi me të shkuarën. 

“Shikojmë gjithë këto që kanë mbetur nga ai kamp internimi që ka qenë këtu. Ndonjëherë përqendrohemi tek numrat dhe harrojmë qeniet njerëzore pas tyre, por numri vërtet që më prek është numri i fëmijëve që kanë humbur jetën këtu vetëm brenda pak muajve. Pjesë e psikologjisë njerëzore, e drejtësisë, por edhe e ligjit. Është e rëndësishme që të përballemi me të shkuarën dhe ti shikojmë këto fakte,”- u shpreh Kim.

POSTIMI I PLOTË:

 

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Gjatë funksionimit të tij në vitet 1949-1953, kampi i Tepelenës mbajti mbi 3000 njerëz, ku vetëm gjatë dy muajve në vitin 1950, vdiqën nga sëmundjet 285 fëmijë. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kampi i internimit ne tepelene tepelenë yuri kim kampi i internimit ne tepelene tepelenë yuri kim

Sondazh

Poll