Politike

Historia me Bashën, Ardian Muka: Më ofroi Durrësin në 2015-ën, më pas zgjodhi Grida Dumën

14 Shkurt 2022, 22:18 Nga DOSJA
Historia me Bashën, Ardian Muka: Më ofroi Durrësin në

DURRËS– Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Durrësit, Ardian Muka ka treguar sesi kryedemokrati Lulzim Basha i kishte premtuar garimin në zgjedhjet lokale të vitit 2015, por në fund e kishte zëvendësuar me deputeten Grida Duma. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Të paekspozuarit”, Muka tha se kishte pasur besim tek kryedemokrati, por që nga momenti që ai ndryshoi mendje, ishte shfaqur i zhgënjyer.

Pjesë nga biseda:

Ardian Muka: Përveç makinerisë së PS, ka edhe problematika për atë që PD është në Durrës, por nga faktet e fundit, ne kemi qenë të tradhtuar në misioni tonë nga kryetari i Partisë…

Ylli Rakipi: A e njhni Luli Bashën? Kur e kuptove që ishte ky person?

Ardian Muka: Me deputetin Basha kam patur marrëdhënie institucionale. Në 2015 më është ofruar të isha kandidat për zgjedhjet në Durrës. Në momentin e fundit u bë zgjedhja me marifete.

Ylli Rakipi: Këtë e ka bërë vazhdimisht ai, cakton 4-5 në një detyrë. Kë caktoi Basha?

Ardian Muka: Zonjën Grida Duma. Në atë moment thyhesh, sepse besojmë në një kauzë. Por, nga ai moment mes meje dhe zotit Basha nuk ekzistonte më besimi.

(k.m/dosaja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardian muka durres lulzim basha ardian muka durres lulzim basha

Sondazh

Poll