Bota

Trupat ruse u tërhoqën nga kufiri, Ukraina: Mos besoni atë që dëgjoni por atë që shihni

15 Shkurt 2022, 10:17 Nga DOSJA
Trupat ruse u tërhoqën nga kufiri, Ukraina: Mos besoni atë

UKRAINË– Ukraina nuk beson në tërheqjen e trupave rus nga kufiri i tyre. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka reguar pas lajmit nga ministria e Mbrojtjes ruse se disa trupa ushtarake janë tërhequr nga kufiri me Ukrainën. Sipas tij nuk duhet besuar çdo gjë që thuhet e dëgjohet por duhet besuar ajo që shikohet.

“Rusia duhet të tërheqë të gjitha forcat e saj të mbetura nga kufiri. Ne kemi një rregull: mos besoni atë që dëgjoni, besoni atë që shihni,” u tha ai gazetarëve pas raporteve që disa trupa ushtarake ruse po ktheheshin në bazë.

“Kur të shohim një tërheqje, ne do të besojmë në një de-përshkallëzim”, shtoi ai duke theksuar se rruga diplomatike që Ukraina po ndiqte me aleatët e saj po funksionin sipias tij për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë lajmëroi mëngjesin e sotëm se tërhoqi disa forca të saj në bazë pas kryerjes së stërvitjeve ushtarake. Njësitë e armatosura në distriktet perëndimore dhe jugore të vendit do të kthehen në bazat e tyre pas përfundimit të programit stërvitor. Lajmi u konfirmua nga gjeneral-majori Igor Konashenkov.

LAJMI KRYESOR: Harta/ Konflikti Rusi-Ukrainë,Moska armatoset deri në dhëmbë, mediat: Sulmi nesër nga 3 anë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmytro kuleba konflikti ukraine-rusi dmytro kuleba konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll