Bota

Rusia tërhoqi disa njësi ushtarake, Ministria e Mbrojtjes: Perëndimi u turpërua

15 Shkurt 2022, 10:00 Nga DOSJA
Rusia tërhoqi disa njësi ushtarake, Ministria e Mbrojtjes:

MOSKË – Drejtoresha e Departamentit të Informacionit në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë Maria Zakharva reagoi për ditën e sotme, ku u konfirmua se një pjesë e forcave të armatosura ruse janë kthyer në baznë ushtarake. Ajo shkruan se dita e sotme do të kujtohet si dita kur propaganda e Perëndimit se Rusia do të sulmojë Ukrainën ka dështuar.

Më tej, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes shton se Perëndimi u turpërua dhe shkatërrua pa u shkrehur asnjë armë.

“15 shkurti 2022 do të kujtohet në histori si dita kur propaganda për luftë e Perëndimit dështoi. Ata u turpëruan dhe shkatërruan pa u shkrehur asnjë armë”, shkruan Zakharova.

Më herët, gjeneral-majori i forcave të armatosura ruse Igor Konashenkov tha se njësitë e armatosura në perëndim dhe jug të vendit janë kthyer në barakat ushtarake pas kryerjes së stërvitjes.

Kjo ngjarje është konsideruar si hapi i parë serioz i uljes së tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit lidhur me Ukrainën.

Burimi: BBC

LAJMI KRYESOR: Harta/ Konflikti Rusi-Ukrainë,Moska armatoset deri në dhëmbë, mediat: Sulmi nesër nga 3 anë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll