Bota

Paniku për luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, Moska kthen në bazë disa trupa të saj

15 Shkurt 2022, 09:12 Nga DOSJA
Paniku për luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, Moska kthen

RUSI – Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tërhoqi disa forca të saj në bazë pas kryerjes së stërvitjeve ushtarake. Njësitë e armatosura në distriktet perëndimore dhe jugore të vendit do të kthehen në bazat e tyre pas përfundimit të programit stërvitor. Lajmi u konfirmua nga gjeneral-majori Igor Konashenkov, i cili u shpreh në një video për Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë.

“Stërvitjet ushtarake përfunduan dhe si gjithmonë marshimet do të kryhen në mënyrë të kombinuar drejt pikave të përkohshme të dislokimit. Njësitë ushtarake në distriktet perëndimore dhe jugore të vendit përfunduan programin stërvitor dhe po ngarkojnë pajisjet motorrike dhe hekurudhore sot për të lëvizur në garnizonet ushtarake”, raporton gjenerali madhor i ushtrisë ruse Konashenkov.

Nga ana tjetër, Moska ka planifikuar dhe organizimin e stërvitjeve të marinës së saj në Detin e Zi dhe Detin Azov.

Në 24 orët e fundit, mediat amerikane dhe britanike raportuan se Moska pritet të sulmojë nga 3 drejtime Ukrainën (veri, lindje dhe jug), gjë që mund të ndodhë nesër ose në 20 shkurt. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka shpallur 16 shkurtin si “ditë të unitetit” kombëtar.

LAJMI KRYESOR: Harta/ Konflikti Rusi-Ukrainë,Moska armatoset deri në dhëmbë, mediat: Sulmi nesër nga 3 anë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll