Bota

40 minuta në telefon, Biden dhe Johnson nuk i humbasin shpresat për Ukrainën

15 Shkurt 2022, 07:24 Nga DOSJA
40 minuta në telefon, Biden dhe Johnson nuk i humbasin shpresat për

Në bisedën e djeshme telefonike prej 40 minutash Biden dhe Johnson theksuan se ka ende një dritare të rëndësishme për zgjidhje diplomatike për të shtyrë pas Rusinë nga kërcënimet për Ukrainën.

“Liderët theksuan se çdo ndërhyrje në Ukrainën do të shkaktonte krizë për Rusinë, gjë që do të sillte pasojë të rënda për vetë atë dhe mbarë botën”, shkruhet në deklaratën e Kryeministrisë britanike.

Kryeministri Johnson i tha Biden se Mbretëria e Bashkuar është e përgatitur për të bërë gjithçka për të ndihmuar. Presidenti Biden iu përgjigj se nuk do të shkojnë asgjëkundi të veçuar.

Mbrëmjen e djeshme, presidenti i Ukraiëns Volodimir Zelenski iu drejtua popullit ukrainas se pritet që të sulmohen në datën 16 shkurt nga Rusia. Ai dha mesazhin se duhet që vendi të tregojë se sa i bashkuar është në këtë situatë të rëndë që po kalon.

Burimi: BBC

LAJMI KRYESOR: HARTA/ Sulm nga 3 anët e kufirit, Rusia shton fuqinë ushtarake në kufi me Ukrainën

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson joe biden konflikti rusi-ukraine boris johnson joe biden konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll