Bota

Pamje shokuese në Meksikë, 100 zogj bien të ngrodhur nga qielli

15 Shkurt 2022, 10:14 Nga DOSJA
Pamje shokuese në Meksikë, 100 zogj bien të ngrodhur nga qielli

MEKSIKË– Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në qytetin verior meksikan të Chihuahua, shkruan “Mail Online”.

Një tufë zogjsh, kanë rënë nga qielli të ngordhur, në një mënyrë shumë misterioze. Zyrtarët kanë nisur hetimet për të zbuluar se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë.

Pamjet e sigurisë tregojnë qartë se si një tufë zogjsh bien gjatë fluturimit. Pas informacioneve të para, policia raportoi se u gjendën të ngordhur afro 100 zogj të zinj me kokë të verdhë, që migrojnë nga Kanadaja Veriore në Meksikë.

Një veteriner vendas tha se zogjtë mund të kishin ngordhur pasi kishin thithur tym toksik nga një oxhak aty pranë ose për shkak të mbingarkesës nga kabllot e energjisë elektrike.

Stange stuff…
Moment hundreds of birds suddenly drop from the sky in Mexico leaving dead bodies strewn across the sidewalk… pic.twitter.com/j1LqnnwGdW

— ʍąɾէìղᎠօմցӀąʂ (@martinfactual) February 14, 2022

 

Megjithatë, autoritetet ende nuk e dinë se çfarë e shkaktoi këtë incident.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi në fillim të këtij viti në Tarragona, ku qindra zogj ranë nga qielli për shkak të kimikateve toksike që ishin lëshuar nga një fabrikë petrokimike në zonë.

Në mediat lokale ka filluar të qarkullojë një thashethem se ata u goditën nga linjat elektrike që ndodheshin pranë tyre.

(f.m)/dosja.al

 

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota meksike pamje shokuese zogj te ngordhur meksike pamje shokuese zogj te ngordhur

Sondazh

Poll