Bota

HARTA/ Sulm nga 3 anët e kufirit, Rusia shton fuqinë ushtarake në kufi me Ukrainën

15 Shkurt 2022, 08:34 Nga DOSJA

MOSKË – Rusia po vazhdon të shtojë fuqinë ushtarake në kufijtë veriorë, lindore dhe jugorë të Ukrainës. Sipas videove të publikuara në mediat e huaja, Moska ka dërguar forca të armatosura në Krime, Bjellorusi dhe në afërsi të Ukrainës Lindore. Ekspertët ushtarakë në Perëndim besojnë se manovrat ushtarake në kufi mes Bjellorusisë dhe Rusisë janë pretekst për të nisur sulmn të organizuar ndaj Ukraiëns në krahun verior të tij nga Moska.

Pamjet e fundit tregojnë se përveç trupave, Kremlimi ka dislokuar dhe pajisje ushtarake: një brigadë të tankeve në stacionin e Maslovkës të llojit T-80U, helikopterë KA-52, anije lufte Mi-8 DHE Mi-24 të pozicionuara në Nizhni Novgorod, Tver, Ulianovsk dhe Jarosvlal. Aktualisht, numri i trupave ruse në kufi me Ukrainën është rreth 130 mijë forca.

Moska ka vendosur dhe sistem mbrojtjeje ajrore S-400.

Në ditët e ardhshme, Rusia pritet të nisë stërvitjet detare në Detin e Zi dhe Detin Azov.

Në SHBA, besojnë se Moska do të sulmojë Ukrainën nesër ose në 20 shkurt.

Burimi: The Sun

LAJMI KRYESOR: Harta/ Konflikti Rusi-Ukrainë,Moska armatoset deri në dhëmbë, mediat: Sulmi nesër nga 3 anë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll