Bota

Përsëritet historia! Pas Macron edhe Scholz refuzon të kryejë testin anti-COVID në Rusi

15 Shkurt 2022, 09:46 Nga DOSJA
Përsëritet historia! Pas Macron edhe Scholz refuzon të

MOSKË – Kancelari gjerman Olaf Scholz ka refuzuar të kryejë testin anti-COVID nga autoritetet ruse përpara vizitës në Moskë. Ai do të kryejë testin e shpejtë PCR nga doktori i ambasadës gjermane në Rusi përpara se të zbresë në Moskë. Autoritetet ruse i kanë bërë kërkesë fillimisht Scholz për test anti-COVID. Arsyeja e këtij refuzimi ende nuk është bërë publike.

çuditërisht, sjellja e shefit të qeverisë gjermane ngjason me atë të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili javën e kaluar vizitoi Rusinë. Kreu i shtetit francez nuk pranoi që rusët t’i kryenin test për verifikimin e pranisë ose jo të COVID-it në organizmin e tij nga frika se mund të vidheshin dhe të manipuloheshin të dhënat gjenetike nga pala ruse.

Takimi mes Putin dhe Macron u bë i famshëm për shkak të distancës 6 m që ata mbajtën gjatë bisedimeve në Pallatin Presidencial të Rusisë.

Kancelari gjerman Scholz takoi dje presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski në Kiev. Ai garantoi se Gjermania do t’i ofrojë mbështje politike dhe financiare Ukrainës në konfliktin me Rusinë, por refuzoi që Berlini të armatosë ushtrinë ukrainase.

Sot, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka kthyer një pjesë të trupave të saj në bazën ushtarake pas përfundimit të programit stërvitor.

Burimi: Suededet Deutsche

LAJMI KRYESOR:  Harta/ Konflikti Rusi-Ukrainë,Moska armatoset deri në dhëmbë, mediat: Sulmi nesër nga 3 anë

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron konflikti rusi-ukraine olaf scholz vladimir putin emmanuel macron konflikti rusi-ukraine olaf scholz vladimir putin

Sondazh

Poll