Sport

Politika nuk ndalet me ndërhyrjet në zgjedhjet e FSHF-së, UEFA zbarkon në Tiranë

14 Shkurt 2022, 13:45 Nga DOSJA
Politika nuk ndalet me ndërhyrjet në zgjedhjet e FSHF-së, UEFA

TIRANE – Mesditën e sotme UEFA ka zbarkuar në Tiranë me specialistët e saj për monitorimin e proçesit zgjedhor të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Një vizitë e parashikuar, por e përshpejtuar dhe nxituar pas skandalit të ndodhur me Gjykatën e Tiranës, e cila duke përfituar nga hetime e Prokurorisë për proçesin zgjedhor të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, nxitoi të vendosi për një asamble paralele të kryetarit të Bashkisë me disa personazhe të sportit, pa mandate dhe jo antar të FSHF-së, që ta regjistrojë me emrin Shoqata Rajonale e Futbollit të Tiranës.

Ky veprim ka sjellë një përshtjellim të marrëdhënieve dhe që “Dosja.al” meson se ka patur edhe disa komunikime telefonike mes presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe Kryeministrit të vendit, Edi Rama, me shkakun e vetëm të mosmbajtjes së fjalës, për tërheqjen e politikës dhe kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj nga ky proces zgjedhor, duke mos qenë antarë i FSHF-së dhe një aksioner i paligjshëm dhe në minorancë i klubit Tirana.

Tashmë i gjithë proçesi zgjedhor për futbollin në vendin tonë me sa duket ka kaluar në duart e UEFA-s dhe me udhëheqës pikërisht të presidentin Aleksandë Ceferin.

Të dërguarit e tij do të qëndrojnë për 4 ditë në kryeqytet dhe do të hartojnë një raport, të cilin do t’ja dorëzojnë ditën e enjte edhe Kryeministrit Rama, sapo të kthehet nga Shtetet e Bashkuara, ku ndodhet aktualisht.

Me sa duket gjithcka lidhet thjesht me një kërkesë të pjesës së politkës shqiptare për të mos zhvilluar këto zgjedhje më 2 mars, një javë përpara atyre lokale që në rast fitoreje të presidentit aktual Armand Duka do të shihej si një humbje e qeverisë dhe si rrjedhojë do të kishte impakt, sipas tyre, edhe në zgjedhjet lokale të pjesshme.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fshf tirane uefa zgjedhje fshf tirane uefa zgjedhje

Sondazh

Poll