Sport

Kur Tirana mund 2-0 Egnatian, do të thotë se ceremonia e titullit mund të nisë!

14 Shkurt 2022, 20:51 Nga DOSJA
Kur Tirana mund 2-0 Egnatian, do të thotë se ceremonia e titullit mund

TIRANË- Tirana mposht Egnatian në javën e 20-të të Superiores me shifrat 2-0. Një ndeshje që u interpretua mirë nga bardheblutë duke dominuar për 90 minuta. Ndeshja filloi vrullshëm ku në minutën e 13-të, Redon Xhixha finalizoi një aksion model duke e çuar edhe topin në rrjetë.

Në fundin e pjesës së parë, Egnatia mbeti me dhjetë lojtarë në fushën e lojës pas ndëshkimit me karton të kuq të Imerit. Gjyqtari Kreshnik Cjapi u konsultua edhe me sistemin VAR dhe ky i fundit i tregoi menjëherë kartonin. Në pjesën e dytë Tirana shfrytëzoi inferioritetin numerik të kundërshtarit, por u kursye në gola.

 

Në minutën e 80’ Engjëll Hoti do të shënonte golin e qetësisë. Kështu, Tirana ngjitet në kuotën e 46 pikëve dhe qëndron e vetme në krye gjashtë pikë më shumë se Laçi. Egnatia nga ana tjetër, qëndron në vendin e parafundit në kuotën e 16 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport egnatia tirana egnatia tirana

Sondazh

Poll