Sport

Do i largohen tri lojtarë me zero! Abramovich nuk pyet, gati merkato 200 milionë euro

14 Shkurt 2022, 21:43 Nga DOSJA
Do i largohen tri lojtarë me zero! Abramovich nuk pyet, gati merkato 200

ANGLIËshtë ende i freskët trofeu i fituar nga Chelsea që u shpall kampioni i botës për klube pasi mposhti në finale Palmeiras, por presidenti i klubit londinez, Roman Abramovich kërkon një skuadër që të luftojë për tituj edhe në sezonet e ardhshme.

Pavarësisht se në fund të kampionatit mund të largohen me parametra zero tri lojtarë si Rudiger, Azpilicueta dhe Christensen, presidenti nuk është shqetësuar dhe pritet të bëjë një tjetër fushatë faraonike merkatoje. Chelsea pritet të shpenzojë 200 milionë euro për tri emra. I pari është mbrojtësi i Sevillas Jules Kounde që prej shumë kohësh po flitet si një transferim i sigurt te Chelsea.

Dy emrat e tjerë i përkasin repartit të mesfushës si Declan Rice nga Ëest Ham, ndërsa tjetri është Aurelien Tchouameni i cili aktivizohet me Monacon. Tre blerje këto që mund t’i kushtojnë Chelsea rreth 200 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abramovich chelsea abramovich chelsea

Sondazh

Poll