Sport

Quaresma humbet durimin, ish-futbollisti i Interit merr kundërshtarin në krahë dhe..

14 Shkurt 2022, 12:21 Nga DOSJA
Quaresma humbet durimin, ish-futbollisti i Interit merr kundërshtarin

PORTUGALI– Nuk ka qetësi në kampionatin portugez. Pas përplasjeve në takimin Porto-Sporting, këtë herë ka qenë takimi Vitoria de Guimaraes-Belenenses që ka prodhuar tension. Ish-futbollisti i Interit, Ricardo Quaresma humbet durimin me një kundërshtar në fund të ndeshjes. Afonso Sousa, në kohën e dëmtimit, u shtri në tokë. Mesfushori ndoshta mendoi se ishte një mënyrë e shkëlqyer për të ngadalësuar lojën pasi ishin duke fituar.

Ricardo Quaresma vendosi që t’i marrë gjërat në duart e tij. 38-vjeçari u përkul dhe e ngriti mesfushorin në ajër si fëmijë për ta dërguar jashtë vijës anësore. Shokët e skuadrës së Quaresma-s kanë qeshur, ndërsa lojtarët e Belenenses rrethuan sulmuesin.

 

Não é preciso maca quando há Ricardo Quaresma ? pic.twitter.com/Q1T12meDRu

— B24 (@B24PT) February 13, 2022

Më i tërbuari ishte Sousa i cili arriti t’i shpëtonte 38-vjeçarit dhe u ngrit përsëri në këmbë. Mesfushori u përpoq të sulmonte Quaresma-n, por arbitri ndërhyri dhe paralajmëroi futbollistin e Belenenses.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter portugali quaresma inter portugali quaresma

Sondazh

Poll