Sport

Të gjithë kundër Maguire,fajin e ka… Broja! Tifozët e Man.United shpërthejnë: Është dështim

14 Shkurt 2022, 12:32 Nga DOSJA
Të gjithë kundër Maguire,fajin e ka… Broja! Tifozët e

ANGLI– Të gjithë kundër Harry Maguire. Manchester United në periudhën e fundit nuk po shkëlqen në fushë dhe teoritë ditë pas dite ndjekin njëra-tjetrën për të shpjeguar vështirësitë e “Djajve të Kuq”. Arsyet e krizës mbeten pak mister, por për tifozët, dhe jo vetëm, një gjë është e sigurt: paraqitjet e kapitenit të ekipit janë zhgënjyese.

Tifozët kërkojnë që Maguire të largohet dhe madje e cilësojnë si një nga dështimet më të këqija të klubit. Tifozët ishin sërish të pakënaqur me paraqitjen e kapitenit të tyre. Pas barazimit me Southampton, në fakt, Maguire ishte një nga lojtarët që u vu në shënjestër të tifozëve të tij, ku Armando Broja ia doli në shumicën e rasteve të fitonte duelet me të.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport broja maguire manchester united broja maguire manchester united

Sondazh

Poll