Sport

Lajm i mirë për Inzaghin: Bastoni rikthehet nga dëmtimi, ndryshime në sulm

14 Shkurt 2022, 16:30 Nga DOSJA
Lajm i mirë për Inzaghin: Bastoni rikthehet nga dëmtimi,

ITALI– Pas Milanit dhe Napolit tani për Interin është koha për një tjetër ndeshje të madhe. Liverpool do të zbarkojë në San Siro për raundin e 1/16-tave të Champions League. Por menjëherë një lajm i mirë për Simone Inzaghin është rikthimi i Alessandro Bastonit për ndeshjen e ditës së mërkurë.

Mbrojtësi është stërvitur me shokët pas dëmtimit në kavilje që mori në Kupën e Italisë kundër Romës dhe pritet që të zbresë në fushë në ndeshjen kundër “të kuqve”. Ndaj një kundërshtari si Liverpool e detajet më të vogla bëjnë diferencën. Inzaghi do të duhet të heqë dorë nga Barella i skualifikuar me dy ndeshje dhe lojtari që mund të ruajë disi ekulibrat në mesfushë është Vidal që pritet ta nisë nga minuta e parë.

Ndërsa në fund faza e sulmit. Pika kryesore është Edin Dzeko, por dyshimi ka të bëjë me partneritetin e tij. Sanchez po minon formacionin e Lautaro Martinez, i cili nuk ka shënuar që nga 17 dhjetori në ndeshjen kundër Salernitanës.

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bastoni inter liverpool bastoni inter liverpool

Sondazh

Poll