Sport

Covid, UEFA shpërblen tifozët: 30 mijë bileta falas për finalet e kupave të Europës

14 Shkurt 2022, 16:40 Nga DOSJA
Covid, UEFA shpërblen tifozët: 30 mijë bileta falas për

EUROPË-Bileta falas për tifozët e skuadrave që do të kualifikohen në finalet e Kupës së Europës të këtij viti. Kështu ka vendosur presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke shpjeguar se do të jetë mënyra “për t’i falënderuar dhe për t’u shpërblyer për mbështetjen e tyre ndaj futbollit europian gjatë krizës për shkak të pandemisë Covid-19”.

Konkretisht, UEFA specifikon, tifozët e klubeve finaliste do të marrin biletat falas të ndara si më poshtë: për Champions League biletat e dhëna do të jenë 10000 (5000 për ekip), për Europa League 8000 (4000 secila), për Conference League 6000 (3000 bileta për ekip) dhe për Championsin e femrave 6000 të tjera (3000 për ekip).Në total, pra, biletat për finalet e UEFA-s që konfederata europiane do t’u japë tifozëve do të jenë 30 mijë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ceferin uefa ceferin uefa

Sondazh

Poll