Sport

E konsideron si finale, Ancelotti e di çfarë duhet ndaj PSG: Ndjesitë e mia janë të mira!

14 Shkurt 2022, 19:29 Nga DOSJA
E konsideron si finale, Ancelotti e di çfarë duhet ndaj PSG:

PARIS– PSG-Real Madrid pritet të jetë një nga përballjet më të forta në raundin e 1/16-tave të Champions League. Carlo Ancelotti me një të shkuar në stolin e parizienëve tregon qetësinë e tij të zakonshme dhe optimizmin e madh.

“Ndjesitë e mia janë të mira. Ne kemi gjithë besimin se do të arrijmë një sukses. Ndeshja është e vështirë kundër një kundërshtari që aspiron të fitojë Champions League. E vetmja gjë që duhet të mendojmë është që ne duhet të nxjerrim më të mirën nga vetja.

Këto ndeshje nuk janë të vështira për t’u përgatitur për një trajner, sepse jam i sigurt se lojtari ka shumë motivim”, vazhdoi Ancelotti. “Kam kujtime të mrekullueshme kur kam punuar këtu. Nesër do të përballemi me një ekip madhështor, në të cilin Pochettino po bën një punë të shkëlqyer.” Përfundoi Ancelotti.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport carlo ancelotti psg real madrid carlo ancelotti psg real madrid

Sondazh

Poll