Sport

Cikalleshi shënon, por tifozi i vendasve humb jetën në stadium…

14 Shkurt 2022, 11:15 Nga DOSJA

TURQI – Ndeshja mes Trabzonspor dhe Konyaspor ishte shumë vendimtare, sa i përket titullit kampion. Dy vendet e para të elitës së futbollit turk po përballeshin me njëra-tjetrën, teksa Koniaspori kërkonte që të ngushtonte diferencën me Trabzonsporin.

Në fund, vendasit fituan me shifrat 2-1, teksa goli i vetëm për Koniasporin u realizua nga Sokol Cikalleshi me silurën e tij. Por në fund, Trabzonspori ka një humbje të madhe nga shkallët e stadium. Në media është raportuar se një tifoz i Trabzonspor ka humbur jetën nga emocionet e mëdha të përjetuara gjatë ndeshjes duke pësuar infarkt.

Mjekët dhe një ambulancë e transferuan menjëherë në spital, por fatkeqësisht tifozi ndërroi jetë. Lajmi tragjik u konfirmua nga vetë Trabzonspori. “Tifozi ynë, Eyup Yusuf, i cili u dërgua në spital pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së tij dhe tifozëve tanë”, tha klubi turk.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cikalleshi konyaspor trabzonspor cikalleshi konyaspor trabzonspor

Sondazh

Poll