Sport

Neymar stërvitet me PSG-në, braziliani gati për përballjen ndaj Real Madridit…

14 Shkurt 2022, 11:18 Nga DOSJA
Neymar stërvitet me PSG-në, braziliani gati për përballjen

FRANCE Është një konfirmim. Siç u përmend prej disa ditësh, sulmuesi brazilian Neymar do të jetë në grupin e futbollistëve parizienë, që do të përballet me Real Madridin në fazën eliminatore të Champions League, të martën, në orën 21:00, në “Parc dei Prince”.

Braziliani, i dëmtuar në kyçin e këmbës në fund të nëntorit, mori pjesë në stërvitjen nën rezet e diellit në mesditën e kësaj të hëne në “Camp des Loges”, ku mori ngarkesa të plota fizike, pa u ankuar për dhembje.

Përveç tij, edhe Ander Herrera (i dëmtuar në kofshë) u shfaq në mesin e shokëve të skuadrës të hënën në mëngjes. Ashtu si Idrissa Gueye dhe Abdou Diallo, të kthyer nga Kupa e Afrikës.

Ndërsa Edouard Michut dhe Alexandre Letellier janë larguar nga protokolli Covid. Sakaq, në stëvitjen e sotme paradite mungoi Sergio Ramos, i cili për shkak të shqetësimeve shëndetësore, humb edhe ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit për Champions League.

B.T (Dosj.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport braziliani fitoren e psg-së në saint-etienne i dëmtuar në kyçin e këmbës në fund të nëntorit me neymarin dhe mbappe para messit dhe neymarit përballet me real madridin sulmuesi brazilian neymar braziliani fitoren e psg-së në saint-etienne i dëmtuar në kyçin e këmbës në fund të nëntorit me neymarin dhe mbappe para messit dhe neymarit përballet me real madridin sulmuesi brazilian neymar

Sondazh

Poll