Sport

Cristiano Ronaldo blen pikturën e artistit shqiptar Agron Hoti

14 Shkurt 2022, 10:41 Nga DOSJA

ITALI – Piktori shqiptar, që jeton prej shumë vitesh në Itali, Agron Hoti ka tërhequr edhe vëmendjen e yllit të futbollit, Cristiano Roanldo dhe shumë futbollistëve të tjerë.

Gjatë kohës kur Ronaldo qëndroi në Verona me ekipin e Juventusit dy vite më parë për një ndeshje të Seria A, ai bleu një pikturë që Hoti kishte bërë për të.

Këtë e ka treguar vetë piktori në një intervistë për “Euronews Albania”, ndërsa përmendi edhe emrat të tjerë nga bota e futbollit që tashmë kanë pikturuat e tij.

Janë disa futbollisti që kanë pikturat e mia, si Francesco Totti, Luis Figo, Luca Toni sepse unë kam patur një kontakt me futbolli për shkak të aktiviteti në Romë para dy vitesh”,- u shpreh Hoti fillimisht.

Tutje ai tregoi edhe pikturën që ia dedikoi yllit portugez, në të cilën përfshihen momentet më të veçanta të karrierës së tij.

Pastaj realizova një vepër interesante të historisë së Ronaldos, momentet më pikante të sukseseve të tij në futboll. Piktura e Ronaldos është një përmbledhje e 5 Champions League që ka fituar ai. I kam përmbledhur të gjitha në një tablo, janë të 5 kupat aty po të shohësh me afërsi.

Nuk munda ta takohesha nga afër me të sepse ishin masat anti-COVID. Isha përballë, por ishte e pamundur t’i afroheshe”,- tha artisti shqiptar, i cili refuzoi ta tregonte shifrën që pagoi Ronaldo për pikturën.

Piktori u shpreh se aktualisht po e realizon një tjetër për futbollistin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Ndërsa, në planet për të ardhmen ai po planifikon të punoi një pikturë prej 8 mijë metrash katror në Dubai.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #agronhoti #piktori cr7 ronaldo #agronhoti #piktori cr7 ronaldo

Sondazh

Poll