Sport

Xavi vlerëson francezin: “Dembélé na ndihmoi shumë ndaj Espanyolit”

14 Shkurt 2022, 10:57 Nga DOSJA
Xavi vlerëson francezin: “Dembélé na ndihmoi shumë

SPANJE – Ousmane Dembélé, i nxjerrë në treg nga Barça gjatë afatit kalimtar, hyri në lojë në vend të Jordi Alba, në minutën e 72-të të derbit katalanas në fushën e Espanyol, të dielën në mbrëmje në La Liga (2-2).

Sulmuesi i kombëtares franceze ishte bashkuar skuadrën kundër Atléticos 8 ditë më parë (4-2), por nuk u aktivizua. Xavi, i cili i kishte thënë më 19 janar të “zgjaste” kontratën, e cila i përfundon në fund të sezonit, ose të “largohej nga klubi”, duket u pendua dhe e riktheu atë.

“Na ka ndihmuar shumë, ka bërë aksione të mirë, të shpejtë, vertikal. Ishte i mirë në dyluftimet një për një… Këtë kërkojmë prej tij. Ai është një lojtar si të tjerët, i përkushtuar ndaj kauzës, për të arritur synimet tona këtë sezon”,- tha trajneri katalanas pas ndeshjes.

Më 5 shkurt, i pyetur për çështjen Dembélé, trajneri Xavi kishte deklaruar: “Rrethanat nënkuptonin që ne duhej të gjenim një zgjidhje me Ousmane. Ai është pjesë e klubit dhe e skuadrës. U mblodhëm dhe vendosëm që ai të ishte pjesë e ekipit. Është një vendim i klubit dhe ne do ta përdorim atë kur mendojmë se është e nevojshme. Ai është një lojtar skuadre si të tjerët”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve i nxjerrë në treg nga barça gjatë afatit kalimtar në fushën e espanyol ousmane dembele trajneri xavi xavi është rikthyer në katalonjë xavi i siguroi mbështetësit barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve i nxjerrë në treg nga barça gjatë afatit kalimtar në fushën e espanyol ousmane dembele trajneri xavi xavi është rikthyer në katalonjë xavi i siguroi mbështetësit

Sondazh

Poll