Politike

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ DETAJE nga takimi, Meta: Të mbajmë kontakte me shqiptarët

14 Shkurt 2022, 17:34 Nga DOSJA
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ DETAJE nga takimi, Meta:

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua rreth zhvillimeve më të fundit në kufirin Ukrainë – Rusi, si dhe rreth pasojave të një përshkallëzimi të mëtejshëm nga një agresion i mundshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Presidenca ka bërë me dije detaje nga takimi, ku bëhet me dije se kreu i shtetit kërkoi nga strukturat e tjera mbajtjen e kontakteve me qytetarët shqiptarë me banim të përkohshëm në Ukrainë. E gjitha për të pasur mundësinë e evakuimit të tyre në rast nevoje. Po ashtu, si presidenti Meta, ashtu edhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare konfirmuan se, Shqipëria, është në krah të Ukrainës.

Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

14 shkurt 2022

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua rreth zhvillimeve më të fundit në kufirin Ukrainë – Rusi, si dhe rreth pasojave të një përshkallëzimi të mëtejshëm nga një agresion i mundshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Presidenti Meta theksoi në mënyrë të veçantë domosdoshmërinë e evidentimit dhe mbajtjes së kontakteve me qytetarët shqiptarë me banim të përkohshëm në Ukrainë dhe mundësimin e evakuimit të tyre në rast nevoje, vijimin e reformave në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, forcimin e kapaciteteve kundër sulmeve kibernetike, marrjen e masave për rritjen e sigurisë së infrastrukturës strategjike dhe garantimin e rezervave të shtetit për çdo rast, si dhe ndjekjen me vëmendje maksimale të zhvillimeve në rajonin tonë. Presidenti Meta dhe anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare konfirmuan se, Shqipëria, edhe si vend anëtar i NATO-s dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është në krah të Ukrainës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, si dhe nxit dialogun dhe rrugën paqësore për zgjidhjen e krizës aktuale.

LAJMI KRYESOR: Konflikti Rusi-Ukrainë/Rama në SHBA, Meta mbledh Këshillin e Sigurisë, 1 orë “kokë më kokë”

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll