Politike

Berisha nga Lushnja: Opozita nuk është bërë asnjëherë zëdhënëse e të rinjve

14 Shkurt 2022, 17:15 Nga DOSJA
Berisha nga Lushnja: Opozita nuk është bërë

LUSHNJE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita në këto 8 vite nuk është bërë asnjëherë zëdhënëse e të rinjve. Gjatë takimit me të rinjtë në Lushnje, Berisha tha se Basha ka mbajtur qëndrim pro qeverisë dhe kundër Belind Këlliçit dhe të rinjëve të tjerë, që kanë protestuar për të drejtat e tyre.

“Regjimi këto 8 vite mbajti një qëndrim aspak miqësor ndaj jush. Unë isha në Peshkopi dje, sot po vij këtu. Hapëm një Fakultet në Peshkopi dhe këtu në Lushnje, bëmë gjithçka për të investuar te të rijtë. Në 2005 përdorimi i internetit te të rijtë ishte 4.9% dhe në atë periudhë kur deklarova se do ta sjellim Shqipërinë në moshën digjitale, gazetat u hapën me titull tallës për Sali Berishën. Por unë isha i vendosur sepse e dija fuqinë e tyre tek rinia.

Korrupsioni dhe vetëm korrupsioni shtyu qeverinë të përshtasë ligje për arsimin dhe qëndrime ndaj arsimit të cilat ishin masivisht përjashtuese ose mbyllje të një seri shkollash të larta. Studentët filluan një lëvizje nga më të shkëlqyerat. Por pse dështoi lëvizja e rinisë? Dështoi fund e krye për shkak të opozitës. Sepse opozita nuk u bë ndonjëherë zëdhënëse e rinisë dhe unë ju them ju se betejën më të madhe Lulzim Brava e bënte kundër Belindit dhe të rinjve, e nxori nga Parlamenti Klevisin sepse qëndroi 420 ditë me banorët e Astirit. Mbajti një qëndrim intimidues dhe për qeverinë largimi i tyre nga Shqipëria është edhe ngushëllimi më i madh sepse e di që kur të rinjtë mbushin rrugët dhe sheshet të largojnë”, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll