Politike

“Humor shkodran”, plas gallata në Komision, Bushati replikon me administratorin Myrtezani

14 Shkurt 2022, 16:33 Nga DOSJA
“Humor shkodran”, plas gallata në Komision, Bushati replikon me

TIRANË– Demokrati Helidon Bushati ka replikuar me ish-administrorin e inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani. Bushati e pyeti Myrtezanin nëse tymi në Fier ishte larguar pas firmosjes së kontratës me të, kurse ish-administratori e mori për humor. Bushati këmbëngulte që nuk ishte humor, ndërsa Myrtezani tha se nuk ishte Zoti që të zhdukte tymin. 

Pjesë nga biseda:

Helidon Bushati: Për aq kohë sa ishit ju aty, a u largua tymi?

Arenc Myrtezani: Po e marr si humor shkodran?

Helidon Bushati: Jo, jo, nuk është humor shkodran, jeni para një kommisioni dhe po na del që sapo keni bërë nënshkrimin e kontratës, tymi iku nga Fieri…

Arenc Myrtezani: Jo, tymi aty nuk zhduket dhe për 30 vjet…

Helidon Bushati: Po si shkruhet pra

Arenc Myrtezani: Ne nuk jemi Zoti, nuk e zhdukim dot kështu

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Komisioni për Inceneratorët, pyeten administratorët e bizneseve dhe gazetari

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arenc myrtezani helidon bushati komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022 arenc myrtezani helidon bushati komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022

Sondazh

Poll