Politike

Gara për Lushnjen, Këlliçi: Vota për Elton Banon është votë për rininë

14 Shkurt 2022, 16:44 Nga DOSJA
Gara për Lushnjen, Këlliçi: Vota për Elton Banon

LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar se kandidati për kryebashkiak në Lushnje, Elton Bano është modeli më i mirë që promovohet në politikë. Gjatë takimit me të rinjtë në Lushnje, Këlliçi, tha se vota për Banon është një votë për rininë dhe për të kthyer PD-në fituese.

“Të rinjtë lushnjarë janë entuziastë për këto zgjedhje. Ju keni kandidat një të ri, Elton Bano është modeli më i mirë që po promovojmë në politikë. Rinia duhet të marrë në dorë fatet e vendit. Të rinjtë si ju duhet të keni avokatin më të mirë, që të jetë pranë jush, për çdo problem që keni. Vota për Elton Banon është votë për rininë, është votë për të kthyer PD fituese. Ne përherë kemi garuar për të fituar e do të fitojmë. Fraksioni i vulës ka hyrë në garë për të dalë të tretët, i ftoj të bashkohen me ne, sepse ne patjetër do fitojmë”, deklaroi Këlliçi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi elton bano belind kelliçi elton bano

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2022, 13:00

Shqipëria thirrje Putin: Tërhiqu nga Ukraina

TIRANË– Shqipëria ka bërë thirrje ndaj Rusisë për tu tërhequr nga agresioni në Ukrainë. Në një reagim të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në Twitt...