Politike

Berisha: Rama ka marr logon e PD-së, Basha në dy hetime ndërkombëtare

14 Shkurt 2022, 17:23 Nga DOSJA
Berisha: Rama ka marr logon e PD-së, Basha në dy hetime

LUSHJNJE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka sekuestruar logon e Partisë Demokratike për të mashtruar zgjedhësit. Gjatë takimit me të rinjtë në Lushnje pasditen e sotme, Berisha tha se votat për partitë e tjera janë të humbura dhe se ata duhet të votojnë kandidatin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ Elton Banon. Berisha në fjalën e tij, tha se Basha është në dy hetime të forta ndërkombëtare në lidhje me krimin.

“Këto ditë ju ftoj të bëni gjithçka për fitoren e Elton Banos. Ju ftoj betejën e fitojmë por duhet të punojmë shumë për këtë fitore, sepse kemi menjanë qeverinë e cila prej 15 vitesh e ka keqqeverisur këtë qytet, pra thellë në zemër çdo lushnjar do thoshte boll më me këtë qeverisë. Por në anën tjetër, në një akt të pashembullt Edi Rama ka rrëmbyer logon e PD dhe ia ka dhuruar atë pengut të tij Lulzim Brava me qëllimin e vetëm për të mashtruar zgjedhësit, për të keqorientuar zgjedhësit.

Shpjegoni çdo banori të Lushnjes, vota për të ardhmen, vota për ndryshimin është vota te ‘Shtëpia e Lirisë’, është vota për Elton Banon. Çdo votë tjetër në logon e rrëmbyer është votë e humbur. Bëni gjithçka, të bashkohemi të gjithë si demokratë, asgjë nuk i lidh demokratët e Lushnjes me një njeri i cili është në dy hetime të forta ndërkombëtare për lidhje me krimin. Unë e kam mbëshetur më shumë se askush tjetër, me bindjen se përfaqëson një gjeneratë të re, por ai rastisi siç thotë populli armë me vrimë, i prishur”, tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll