Politike

Gara për Lushnjen, Bano: Fukusi jonë primar i fushatës sonë janë kërkesat e të rinjve

14 Shkurt 2022, 16:53 Nga DOSJA
Gara për Lushnjen, Bano: Fukusi jonë primar i fushatës sonë

LUSHNJE- Kandidati për kryebashkiak i Lushnjes nga Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’, Elton Bano ka deklaruar se fokusi primar i fushatës së tij janë kërkesat që kanë të rinjtë. Gjatë një takimi me ta, në Lushnje, Bano tha se të rinjtë janë pjesa aktive e fushatës së tyre zgjedhore, duke theksuar se ata shtojnë besimin për fitoren.

“Takimet me të rinjtë ka në vetvete kanë gjithnjë besimin, optimizmin dhe dëshirën për të ndryshuar këtë gjendje në përkeqësim të vazhdueshëm ku është zhytyr Lushnja dhe e gjithë Shqipëria. Ju jeni pjesa aktive e fushatës sonë zgjedhore, ajo pjesë që na shton besimin dhe forcën për fitoren e madhe. Unë dhe të gjithë ne e kemi vërejtur në çdo veprimtari rolin tuaj të veçantë. Që në fillim të jetës ju ndesheni me barriera nga më të ndryshmet, në shkollë, barriera në punësim, në karrierë, nga një sistem ku sundon diskriminimi në të gjitha format e tij, paaftësia dhe nepotizmi, mangësitë deri në mungesa tërësore. Të dashur miq ju shqetësoheni që në moshta më të hershme nga kushtet e këqija në shkollë dhe e di që ju e vuani humbjen e shpresës së familjeve tuaja.

Ju shqetësoheni për trishtimin e familjeve tuaja që me gjithë përpjekjet nuk arrijnë tua plotësojnë ato kushte. Fitorja e Bashkisë së Lushnjes do të jetë hapi i parë për marrjen e kthesës së duhur për hapjen e perspektivës dhe ndryshimi për gjithë shoqërinë. Unë ju garantoj se plotësimi i kërkesave tuaja dhe fokusi primar i fushatës sonë, ju si tani në fushatë do të jeni pjesë e stafit tim. Disa nga pikat që do të realizojmë së bashku janë, rikonstruktimi i ambienteve të shkollave, rikonstruktim i bibliotekës së qytetit, i ambienteve sportive dhe jo vetëm. Aktivitet sportive më shumë se një herë në vit. Sot data përkon edhe festë që më së shumti i përket rinisë, uroj tju udhëheqë mirësia dhe dashuria në çdo hap të jetës suaj,” tha Bano.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elton bano zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 elton bano zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll