Politike

Kreditë për inceneratorët, administratorja: Punimet nisën pas deklaratës së Bashkisë Tiranë

14 Shkurt 2022, 15:14 Nga DOSJA
Kreditë për inceneratorët, administratorja: Punimet nisën

TIRANË– Komisioni Hetimor për Inceneratorët i drejtuar nga Jorida Tabaku ka pyetur administratoren e e Inceneratorit “Integrated Energy BV SPV” Ariola Kodra për kreditë e marra nga kompania në fjalë për të siguruar fondin për impiantin e inceneratorin e Tiranës. Tabaku tha se kompania ka pasur një garanci bankare prej 100 mijë lekësh dhe kompania ka marrë një kredi bankare, duke shtuar se në raportin e KLSH-së është konstatuar se Kompania ka deklaruar se nuk do të ketë nevojë për kredi dhe investimin do ta kryejë me të gjithë kapitalin e saj. Në lidhje me nënshkrimin e kontratës administratorja e “Integrated Energy BV SPV”, tha se kontrata ka qenë për një afat 30-vjeçar dhe është lidhur me Ministrinë e Financave. Pyetjes së anëtares së komisionit Dhuara Çupi se a ka pasur marrëdhënie koncensionare me autoritetet publike nga periudha 2017 deri në 2020, administratorja në cilësinë e dëshmitares theksoi se punimet kanë nisur të pajisur me një deklaratë paraprake nga Bashkia e Tiranës.


Pjesë nga biseda:

Jorida Tabaku: Unë kam marrëveshjet e kredisë dhe barrë siguruese është vendosur kontrata konçesionare. Ne këtu duam të provojmë që kompanitë me zero eksperiencë pa capital, pa investime në këtë fushë, kanë marrë një kontratë konçesionare pa pasur as fonde për t’i investuar. Ky është objekti i punës së këtij komisioni. Zonja na konfirmoi se janë marrë dy kredi në banka të nivelit të dytë dhe do t’ia lëmë kompanisë për ta gjykuar se a do të na i sjellë apo jo

Ariola Kodra: Kontrata ka qenë për një afat 30-vjeçar dhe është lidhur me Ministrinë e Financave. Punimet kanë një afat nga momenti i zbardhjes së lejeve të ndërtimit. Leja e ndërtimit është zbardhur në nëntor të 2020-ës Dhe për 6 vite përfundon ndërtimi i tërësisë së veprave.

Dhurata Çupi: A keni pasur marrëdhënie koncensionare me autoritetet publike nga periudha 2017 deri në 2020

Ariola Kodra: Punimet kanë nisur të pajisur me një deklaratë paraprake nga Bashkia e Tiranës. Të gjendur në kushte të vështira ku ndodhej venddepozitimi i Sharrës, nisëm menjëherë rehabilitimin e zonës. Në 2020 është zbardhur leja e ndërtimit. Është dhënë një vendim për miratim në maj ku kemi pasur një dispozicion një deklaratë paraprake nga bashkia. Deklarata është marrë në dhjetor 2017.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Komisioni për Inceneratorët, pyeten administratorët e bizneseve dhe gazetari

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ariola kodra jorida tabaku komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022 ariola kodra jorida tabaku komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022

Sondazh

Poll