Politike

VD-Bllako në konflikt interesi? Kodra: Familjari i tij nuk punon për inceneratorin

14 Shkurt 2022, 13:21 Nga DOSJA
VD-Bllako në konflikt interesi? Kodra: Familjari i tij nuk punon për

TIRANË– Administratorja e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV, Arjola Kodra është pyetur nëse pranë kompanisë koncesionare, ka qënë punësuar një familjar i deputetit socialist, Alqi Bllako, Edmond Bllako. Ishte kryetarja e Komisionit të Inceneratorëve Jorida Tabaku ajo që e pyeti ër këtë gjë duke shtuar se ky punësim do ta fuste në konflikt interesi deputetin socialist Alqi Bllako.


“Ka qenë punojës i shërbimit, nuk është më punonjës i saj. Është punësuar para periudhës së administrimit. Unë jam emëruar me 15. 03. 2019,”-tha Kodra.

Deputeti i PS, Arben Pëllumbi ndërhyri dhe tha se nuk është tagër i këtij komisioni që të merret me të punësuarit e këtij inceneratori.

Nuk është tager i këtij komisioni, ju mund të shkruani cfarë të doni, por nuk është tager i këtij komisioni marrëdhënia private e kompanisë me të punësuarit,”- shtoi Pëllumbi.

Unë pyeta nëse familjari i një deputeti të PS, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, ka qënë i punësuar në këtë biznes?”– vijoi Tabaku.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Komisioni për Inceneratorët, pyeten administratorët e bizneseve dhe gazetari

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022 komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022

Sondazh

Poll