Politike

Ish-administratori i inceneratorëve: Gjeni lekët se m’kanë vjedhur. Tabaku: Pastrokan para

14 Shkurt 2022, 17:04 Nga DOSJA
Ish-administratori i inceneratorëve: Gjeni lekët se m’kanë

TIRANË– Ish-administratori i inceneratorëve Arenc Myrtezani ka kërkuar paratë kur i është thënë në Komisionin Hetimor të Inceneratorët se paguhej 9 milionë lekë të reja. Sapo dëgjoi këtë shifër, Myrtezani kërkoi si ng apala e demokratëve ashtu edhe nga socialistët që t’i jepnin paratë që i deklaronin. Përtej humorit dhe të qeshurave që u shkaktuan në Komision, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku tha se kjo gjë vërteton që pastrohen para edhe përmes pagave të punonjësve.

Pjesë nga biseda:

Arenc Myrtezani: Unë kam një post teknik, një suport teknik sepse si drejtor nuk jam mësuar

Jorida Tabaku: Ju jeni posti më i lartë, paguehni më shumë nga të gjithë, kështu që posti juaj teknik, nuk është edhe aq teknik

Arenc Myrtezani: Unë paguhem, paga ime është e ulët, por kjo është marrëveshja ime me pronarin…

Jorida Tabaku: Unë gjykoj që edhe në pozicionin e drejtorit mund tu ishit përgjigjur të gjitha pyetjeve që kishim me

(Flet Antoneta Dhima)

Jorida Tabaku: Antoneta, unë nuk kam nevojë për interpretues. Ai që na vjen nesër është më poshtë se ju

Arenc Myrtezani: Si më poshtë

Jorida Tabaku: Me pagë dhe funksion

Arenc Myrtezani: Të lutem zonja Tabaku, paga ime në media ka qenë dhe 13 milionë lekë, nuk e di bëjeni publike sepse nuk kam probleme

Jorida Tabaku: 9 milionë lekë

Arenc Myrtezani: Atëherë më jepni lekët se m’i kanë vjedhur

Jorida Tabaku: Të t’i japë Klodian Zoto sepse kaq deklarojnë për ty

Arenc Myrtezani: Të dyja palët, më gjeni lekët, kjo është karta ime e bankës, urdhëro merre, shko tek banka dhe verifiko rrogat

Jorida Tabaku: Jo po u kryeka pastrim para me rrogat e punonjësve

Arenc Myrtezani: Mos më ngatërro mua

Jorida Tabaku: Jo, jo u ngatërrove vetë

Arenc Myrtezani: Seriozisht është rroga ime 9 milionë lekë aty.

Jorida Tabaku: Përveç kompanive fictive u pastrokan para dhe me rrogat e punonjësve.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Komisioni për Inceneratorët, pyeten administratorët e bizneseve dhe gazetari

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022 komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022

Sondazh

Poll