Politike

“Ngelëm dy orë këtu”, mërzitet Denaj, nxehet Bushati: Mos ndërhy më

14 Shkurt 2022, 16:43 Nga DOSJA
“Ngelëm dy orë këtu”, mërzitet Denaj, nxehet

TIRANË– Demokrati Helidon Bushati është përplasur me socialisten Anila Denaj. Bushati po pyeste ish-administratorin e inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani për fitimet që krijonte kompania. Por, ora e kaluar ka mërzitur Denajn. Kjo e fundit ka marrë fjalën dhe i ka kërkuar Bushatit që t’i lërë pyetjet me aq sepse nuk ishte aty për të shuar kuriozitetet personale. 

Pjesë nga biseda:

Helidon Bushati: Të lutem shumë sepse po të ishe ti aty, do të të kishim bërë pyetje të tjera

Anila Denaj: Po e kaluam orën, thamë një orë pyetje dhe përgjigje me dëshmitarin, s’mund të kalohet koha

Helidon Bushati: A të vazhdoj? A të vazhdoj?

Anila Denaj: Po s’do rrimë ne këtu për të shuar kuriozitetet e zotit Bushati…Doni të dini më shumë, merrni kontratën lexojeni. 

Helidon Bushati: Ju lutem mo ndërhyni, më duhet të di si e krijon fitimin incenerimi, duhet ditur kjo gjë…

Anila Denaj: Kemi dy orë këtu, fakti që s’do vijë dëshmitar tjetër, nuk do të thotë që do të rrimë të merremi me të njëjtin dëshmitar dy orë, ngelëm këtu për kuriozitetet tuaja

Helidon Bushati: Mos ndërhyni më, atë e di unë, dua të di si krijohet fitimi.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Komisioni për Inceneratorët, pyeten administratorët e bizneseve dhe gazetari

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike helidon bushati jorida tabaku komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022 helidon bushati jorida tabaku komisioni per inceneratoret 14 shkurt 2022

Sondazh

Poll

Politike 14 Shkurt 2022, 13:00

Shqipëria thirrje Putin: Tërhiqu nga Ukraina

TIRANË– Shqipëria ka bërë thirrje ndaj Rusisë për tu tërhequr nga agresioni në Ukrainë. Në një reagim të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në Twitt...