Aktualitet

Grabitet një person, policia në ndjekje të autorëve, arrestohen 5 persona në Tiranë

14 Shkurt 2022, 11:54 Nga DOSJA
Grabitet një person, policia në ndjekje të autorëve,

TIRANË– Pesë persona janë arrestuar në kryeqytet ndërsa janë shpallur në kërkim autorët e një grabitje. Policia informon se gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash dhe një orë në subjektin në pronësi të personit me inicialet F. Gj. Autorët janë shpallur në kërkim dhe policia po vijon hetimet për ngjarjet. Ndërsa të arrestuar janë disa persona të akuzuar për mbajtje lëndësh narkotike dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndyshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasit në kërkim R. Sh., 22 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:- U. A., 46 vjeç, S. P., 31 vjeç dhe S. K., 22 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur. Më datë 14.02.2022, gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash dhe një orë në subjektin në pronësi të shtetasit F. Gj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane tirane arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll