Aktualitet

Nxiti të miturin të vidhte një monopatinë,arrestohet inspektori i policisë në Tiranë (EMRI)

14 Shkurt 2022, 11:16 Nga DOSJA
Nxiti të miturin të vidhte një monopatinë,arrestohet

TIRANË – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi ditën e djeshme një inspektor të policisë në Tiranë. I ndaluari është 25-vjeçari Rei Proko, me detyrë inspektor i Patrullës së Përgjithshme “Trupë Shërbimi”. Ai rezulton se ka nxitur një djalë të mitur me inicialet E.K. që të vjedhë një grua në rrugën “Brigada VIII” duke i grabitur një monopatinë.

Shtetasja G.M. bëri kallëzim në Komisariatin Nr.2 dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore u vu në veprim. Proko u kap në flagrancë pasi në makinën e tij u gjet monopatina e grabitur.

 

NJOFTIMI I AGJENCISË SË MBIKËQYRJES
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi në flagrancë më datë 13.02.2022, punonjësin e policisë në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, shtetasin R. P., 25 vjeç, me gradën Inspektor në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme me emërtesë “Trupë Shërbimi”.

Arrestimi i tij u krye bazuar në kallëzimin e shtetases G. M., të cilës më datë 12.02.2022 i është vjedhur një send personal në rrugën “Brigada e VIII”, Tiranë.

Pas veprimeve hetimore nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 është gjetur dhe sekuestruar sendi i vjedhur në mjetin Opel Corsa, në pronësi të punonjësit të policisë R. P., ndërsa autor i vjedhjes ka rezultuar të jetë shtetasi i mitur E. K. (proceduar). Nga hetimet ka rezultuar implikimi i punonjësit të policisë në drejtim të shtytjes së të miturit në krimin e vjedhjes dhe bashkëpunimin e tij.

Në këto kushte, punonjësi i policisë R. P. u arrestua në flagrancë për veprat penale të “Vjedhjes” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134 dhe 25, “Shtytja e të miturve në krim” dhe “Përgjegjësia e bashkëpunëtorëve”, parashikuar nga nenet 129 dhe 27 të Kodit Penal.

Materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shçba shçba

Sondazh

Poll