Aktualitet

Çfarë i tha para se ta vriste? FJALËT e autorit për Prek Tonajn: A e di që na ke borxh?

14 Shkurt 2022, 09:00 Nga DOSJA
Çfarë i tha para se ta vriste? FJALËT e autorit për Prek

SHKODËR– Personi i maskuar i ka dhënë një mesazh 47-vjeçarit Prek Tonaj para se ta ekzekutonte me breshëri kallashnikovi. Mësohet se autori ka kërcënuar të gjithë të pranishmit në lokalin ku ndodhej Tonaj që të mos lëviznin, ndryshe do t’i vriste.

“Mos lëvizni, se ju vrava. Spostohuni!”- mësohet të ketë thënë autori i maskuar. Më pas ai është afruar tek viktima dhe i ka dhënë një mesazh para se ta qëllonte.

“A e di se na ke borxh?”– i ka thënë ai dhe më pas e ka qëlluar me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend.

Prek Tonaj, 47 vjeç, punonjës i Ujësjellës Kanalizimeve të qytetit të Shkodrës ka mbetur i vrarë në një atentat mbrëmjen e kaluar. Tonaj, djali i vetëm i familjes që kishte mbetur gjallë pasi dy vëllezërit ia kishin vrarë njëri pas tjetrit ishte ulur si çdo mbrëmje në lokalin ne qendër të fshatit Grudë e Re, ku edhe banonte. Por, bisedën e gotat me miqtë i ndërpreu breshëria e kallashnikovit rreth orës 19:15. Një person i maskuar hyri brenda në lokal, e qëlloi me breshëri 47-vjeçarin dhe më pas u largua.

LAJM KRYESOR:Vrasja e Tonajt, shoqërohen 10 dëshmitarë, hasmëria me dy fiset dhe fjalët e autorit

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet prek tonaj vritet prek tonaj prek tonaj vritet prek tonaj

Sondazh

Poll