Aktualitet

Sherri për votat, si eliminuan në vitin 2011 vëllanë e dytë të Prek Tonajt

14 Shkurt 2022, 10:37 Nga DOSJA
Sherri për votat, si eliminuan në vitin 2011 vëllanë e

SHKODËR– Njërin vëlla ia vra vrau fisi Ksolla, ndërsa tjetrin Hasanaj! Në vitin 2011, Zek Tonaj, vëllai i 47-vjeçarit Prek Tonaj që u vra një ditë më parë në Shkodër është konfliktuar me disa persona të fisit Hasanaj. Gjithçka ka nisur pas një konflikti për çështje votash në zgjedhje. Të dyja palët lanë që të takoheshin në një urë në Dukagjin për tu sqaruar, por aty ndodhi vrasja.

Prek Tonaj, 47 vjeç, punonjës i Ujësjellës Kanalizimeve të qytetit të Shkodrës ka mbetur i vrarë në një atentat mbrëmjen e kaluar. Tonaj, djali i vetëm i familjes që kishte mbetur gjallë pasi dy vëllezërit ia kishin vrarë njëri pas tjetrit ishte ulur si çdo mbrëmje në lokalin ne qendër të fshatit Grudë e Re, ku edhe banonte.

Por, bisedën e gotat me miqtë i ndërpreu breshëria e kallashnikovit rreth orës 19:15. Një person i maskuar hyri brenda në lokal, e qëlloi me breshëri 47-vjeçarin dhe më pas u largua.

LAJM KRYESOR:Vrasja e Tonajt, shoqërohen 10 dëshmitarë, hasmëria me dy fiset dhe fjalët e autorit

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet prek tonaj vritet prek tonaj prek tonaj vritet prek tonaj

Sondazh

Poll