Aktualitet

Jo në Angli po tani në Ndroq! Zbulohet shtëpia e barit, DETAJET nga aksioni, 3 të arrestuar

12 Shkurt 2022, 08:37 Nga DOSJA
Jo në Angli po tani në Ndroq! Zbulohet shtëpia e barit, DETAJET

TIRANË– Tani jo vetëm Britania e Madhe, por shtëpitë e barit po “lulëzojnë”edhe në Shqipëri. Ditën e djeshme, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë, ka finalizuar operacionin “Pinet” që vendosi në pranga 3 persona, ndërsa në kërkim është shpallur “koka” e grupit.

Shtëpia e barit ishte pikasur prej kohësh nga strukturat e Policisë, brenda një banese të marrë me qira në zonën e Ndroqit. Për të mos rënë në sy, “fermerët” kishin kryer një lidhje të paligjshme, në mënyrë që të mos pikasej asgjë dhe të mos lindte nga fatura e energjisë elektrike. Lidhje, e cila nuk ishte konstatuar nga punonjësit në zonën që ata kishin në monitorim, kështu që në pranga përfunduan: Eriban Daja, 29 vjeç për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim; Qemal Hasa, 47 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Erion Mema, 26 vjeç, me detyrë faturist pranë OSHEE-së për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.


Ndërkohë që nën hetim janë kryeplaku i fshatit dhe një punonjës policie, ndërsa në kërkim është shpallur “organizatorja”, e cila kishte marrë banesën me qira, Rudina Xhambazi. Brenda saj ishin mbjellë në vazo 247 bimë kanabis, që merrnin dritë nga 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese, shuma prej 120.000 lekë të rinj dhe 7 aparate celulare.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pinet”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë. Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike. Vihen në pranga 3 shtetas, 2 nga këta punonjës të OSHEE-së, procedohet penalisht kryeplaku i fshatit dhe një punonjës policie SPZ. Shpallet në kërkim organizatorja e kësaj veprimtarie, e cila kishte marrë banesën me qira.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në afërsi të xhamisë, në fshatin Pinet, Ndroq, një shtetase kishte përshtatur banesën, si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pinet”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: – E. D., 29 vjeç për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim; – Q. H., 47 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; – E. M., 26 vjeç, me detyrë faturist pranë OSHEE-së për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”. Gjithashtu u procedua penalisht kryeplaku i fshatit Pinet, shtetasi E. K., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Gjithashtu, nga ana e Drejtorisë Rajonale e AMP Tiranë u procedua në gjendje të lirë punonjësi i Policisë së Komisariati Nr. 6: – A. M., 39 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet, në zonën e Ndroqit.

Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, shtetasja R. Xh., 32 vjeçe, e cila kishte marrë me qira këtë banesë. Shtetasja R. Xh., banesën e marrë me qira prej saj, së bashku me shtetasin E. D., i cili u kap në banesë gjatë ndërhysjes së shërbimeve të Policisë, e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ndërsa punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim.

Gjatë kontrollit të telefonit të shtetasit E. M., iu gjetën programe për vendosjen e lotove sportive. Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 247 bimë kanabis të kultivuara në vazo, 45 ushqyes elektrikë, 46 llamba elektrike, 11 freskuese, shuma prej 120.000 lekë të rinj dhe 7 aparate celulare. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eriban daja erion mema laborator droge ne ndroq operacioni pinet qemal hasa rudina xhambazi tirane eriban daja erion mema laborator droge ne ndroq operacioni pinet qemal hasa rudina xhambazi tirane

Sondazh

Poll