Aktualitet

Mbledhja e grupit parlamentar/ Balla: Të enjten votojmë anëtarët e Komisioneve (DEKLARATA)

14 Shkurt 2022, 09:25 Nga DOSJA
Mbledhja e grupit parlamentar/ Balla: Të enjten votojmë

TIRANË– Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor dhe Territorial ishin pjesë e bisedimeve në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila u mblodh ditën e sotme në orët e para të mëngjesit. Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Balla tha se kanë dhënë aprovimin për ngritjen e 2 komisioneve dhe të enjten do të votohet për përbërjen e tyre. Ai shtoi se secili nga komisionet do të ketë nga 8 anëtarët të PS-së, ndërsa bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore do të jetë Damian Gjiknuri. Mandati për komisionet do të jetë 6 mujor pasi sipas tij janë të mjaftueshëm për të hulumtuar e për të vlerësuar propozimet. Mirëpo, Balla tha se mirëpresin këdo që kanë propozime.

Balla u pyet nga mediat në lidhje me hetimet që po bëhen për dosjen ‘Toyota Yaris’, për të cilën ai është akuzuar nga kreu i PD, Lulzim Basha. Teksa shprehu kënaqësinë që Basha po ‘korr atë që mbolli’ me akuzat që bëri Balla shtoi se kreu i PD prishi një operacion policor dhe për këtë tashmë është i akuzuar.

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte ai që drejtoi tryezën e takimit me deputetët socialistë.  Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një vizitë 4 ditore. Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Do u vihen pranga ministrave’/ Deklarata e Bashës, Balla: Fabula!

‘Toyota Yaris’/ Balla: Ç’do mbjellësh do korrësh, lëshoi ‘pllumbat’, Basha tashmë i dyshuar

2 Reformat, Balla: Të enjten votojmë anëtarët, kush ka propozime le ti sjellë

(ab)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike grupi parlamentar i ps 14 shkurt 2022 partia socialiste taulant balla grupi parlamentar i ps 14 shkurt 2022 partia socialiste taulant balla

Sondazh

Poll