Aktualitet

VD-2 Reformat, Balla: Të enjten votojmë anëtarët, kush ka propozime le ti sjellë

14 Shkurt 2022, 10:15 Nga DOSJA
VD-2 Reformat, Balla: Të enjten votojmë anëtarët, kush ka

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se ditën e enjte do të votojnë në Kuvendin e Shqipërisë për ndarjen e anëtarëve në dy komisionet e propozuara nga Partia Demokratike, zgjedhore dhe territoriale. Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Balla tha se kanë dhënë aprovimin për ngritjen e 2 komisioneve dhe të enjten do të votohet për përbërjen e tyre. Ai shtoi se secili nga komisionet do të ketë nga 8 anëtarët të PS-së, ndërsa bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore do të jetë Damian Gjiknuri. Balla shtoi se mandati për komisionet do të jetë 6 mujor pasi sipas tij janë të mjaftueshëm për të hulumtuar e për të vlerësuar propozimet. Mirëpo, Balla tha se mirëpresin këdo që kanë propozime.


BISEDA:

Pyetje: A do ia jepni votën?

Balla: Votën për cfarë?

Pyetje: Per 2 reformat.

Balla: Ne kemi dhënë aprovimin e mbështetjen tonë në Kuvend për ngritjen e komisioneve e do votohet të enjten për përbërjen e tyre. PS do ketë 8 anëtarë në secilin prej komisioneve. Bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore do jetë Damian Gjiknuri nga PS. Në kryesi sot kam zhvilluar diskutim për përbërjen e komisiojnit të reformës administrative territoriale dhe të enjten për këtë do propozojmë bashkëkryetarin e anëtarët e tjerë për të nisur punën, mandati do jetë 6 mujor. Mendoj që 6 muaj janë të mjaftueshëm për të hulumtuar e për të vlerësuar gjithë propozimet.Ata kanë një set propozimesh dhe ne natyrshëm do kemi një set propozimesh. Ju e dini që demokracia është arti apo sistemi ku duhet të përpiqemi të biem dakort. Nëse nuk biem dakord ju e dini si është zgjidhja Por sot s’dua të paragjykoj asnjë output të punës së këtij komisioni. Ka plot cështje që meritojnë të diskutohen.

Pyetja: Ratë dakord me PD?

Nuk ka pasur negociata për këtë cështje. Procesi i implementimit është i rëndësishëm për rrugën europiane të Shqipërisë. Unë nuk dua të flas për këtë cështje se është kompetencë që i përket komisionit. Ky komision ka marrë drejtimin për të marrë propozimet, ajo që unë dua ti them sot anëtarëve është se ky 6 mujor, në këtë këndvështirm, do të kërkoj që komisioni të përmbledhë.

LAJMI KRYESOR: Mbledhja e grupit parlamentar/ Balla: Të enjten votojmë anëtarët e Komisioneve (DEKLARATA)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike reforma terrioriale reforma zgjedhore taulant balla reforma terrioriale reforma zgjedhore taulant balla

Sondazh

Poll