Aktualitet

E FORTË! Gjon Gjonaj: Ka kryetar Bashkie që hanë e pinë me trafikantë

14 Shkurt 2022, 11:21 Nga DOSJA
E FORTË! Gjon Gjonaj: Ka kryetar Bashkie që hanë e pinë me

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ka dhënë një deklaratë të fortë në mbledhjen e policëve të qarkut të Shkodrës. Gjonaj tha se ka kryetar bashkie që shoqërohen me trafikantë droge, darkojnë e drekojnë me to. Ai u shpreh se këto raste janë konstatuar, duke përmendur se në mesin e tyre ka edhe punonjës policie.

“Ky çrregullim vjen nga mungesa e burimeve njerëzore. Kjo situatë na bën me besu se gjendja do të ndryshojë. Unë mendoj që nuk mundet një polic që thyen disiplinën në Shkodër me e pru në Pukë/ Kur ai ka thyer disiplinën e thyen kudo! Nuk mund të jetë kryetar bashkie dikush që telefonohet nga trafikantët dhe han e pinë me to. Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë se ka pas disa raste që janë konstatuar”, tha Gjonaj.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjon gjonaj kryetari i bashkise se pukes puke gjon gjonaj kryetari i bashkise se pukes puke

Sondazh

Poll